U dënua për kultivim të lëndëve narkotike, 29-vjeçari shqiptar rikthehet në Britani dhe e pëson keq
Një shqiptar i dëbuar nga Britania e Madhe për përfshirje në aktivitetin e lëndëve narkotike, u kap përsëri në West Yorkshire, dy vjet më vonë pasi kishte kaluar kanalin anglez me varkë. Shqiptari i identifikuar si Arsen Murati, 29-vjeç, u burgos për kultivim kanabisi në nëntor 2021 dhe pak kohë më vonë u largua nga Britani dhe u dërgua në Greqi. Mësohet se ai kishte dy shtetësi, shqiptare dhe greke.
Më 19 mars të këtij viti, oficerët britanikë ndaluan një 'Honda Civic' ngjyrë argjendi dhe gjetën 29-vjeçarin shqiptar brenda. Teksa panë lejen e drejtimit me të dhënat e tij, oficerët e arrestuan atë. Mësohet se ai kishte qëndruar në një adresë në Barkly Road, Cross Flatts, Leeds dhe pranoi akuzën për shkelje të një urdhri dëbimi. Shqiptari u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Leeds këtë javë nga HMP Leeds ku po mbahej në paraburgim.
Prokuroria tha se Murati kishte bërë një kërkesë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2019, gjë që iu dha, duke i dhënë kështu leje të qëndronte deri në dhjetor të këtij viti. Por ai u burgos për 8 muaj në Bradford Crown Court në nëntor 2021 dhe u deportua dy muaj më vonë. Pasi u kap në M62, ai u tha oficerëve se ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për rreth 8 muaj dhe kishte zbritur në një varkë të paligjshme nga Franca pa informuar oficerët e imigracionit. Shqiptari u dënua me 12 muaj burg dhe pret të dëbohet sërish pasi të ketë të drejtë për lirim me kusht.
“Nuk ju pëlqeu në Greqi dhe kështu u kthyet në Mbretërinë e Bashkuar. Ti e di që nuk duhet të kishe ardhur për më tepër nuk duhet të kishe ardhur me një varkë të vogël”, tha gjykatësi Andrew Stubbs.