60-vjeçari bën manovra të gabuara me makinë dhe përplaset me autobusin në Memaliaj

Aktualitet

60-vjeçari bën manovra të gabuara me makinë dhe

Policia ka proceduar penalisht një 60-vjeçar në Memaliaj, pasi duke kryer manovra të gabuara, është përplasur me një autobus. Edhe shoferi i autobusit është proceduar penalisht, pasi ka kryer parakalim të gabuar.

Nga aksidenti u lëndua lehtë shoferi i autmojetit.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit R. R., 60 vjeç, banues në Memaliaj dhe Gj. V., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi R. R. ka kryer manovër të gabuar me automjetin e tij, i cili për pasojë është përplasur me autobusin që drejtohej nga shtetasi Gj. V., i cili gjithashtu po kryente manovër (parakalim) të gabuar.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasi R. R.”- njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion