U dënua nga gjykata, Alma Kaçi: Nuk jam prostitutë, por gazetare. Do më helmojnë në burg

Aktualitet

U dënua nga gjykata, Alma Kaçi: Nuk jam prostitutë, por

Alma Kaçi ka reaguar për herë të parë, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme, e cila e dënoi me një vit burg për veprën penale të prostitucionit, duke i rrëzuar atë të korrupsionit, në lidhje me video-skandalin në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

Në një reagim për Ora News, ajo e konsideron si të padrejtë vendimin, duke shtuar se akuza është e mirëmenduar për ta nxjerrë atë keq dhe të përdhosin emrin e saj. Alma akuzon Safet Gjicin se ka blerë gjykatat, teksa sipas saj, këtë gjë e ka deklraur edhe në seancë gjyqësore.

Ajo shprehet se ka qenë gazetar e emisionit Fiks Fare dhe kjo vërtetohet lehtësisht nga emisionet që ka realizuar. Sipas saj, video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e saja dhe se SPAK ka hedhur poshtë të gjitha faktet të ndodhura në telefonin e saj të sekuestruara që dëshmojnë se video është realizuar për emisionin Fiks Fare.

Alma shton më tej se ky emision i hedh poshtë punonjësit e saj, teksa akuzon edhe televizionin Top Channel si të politzuar me kryeministrin Edi Rama.

Ndër të tjera, Alma Kaçi thotë se ka marrë informacion se vëllai i Safet Gjicit, i ka ngritur kurth duke e futur në burg dhe më pas aty do e helmojnë dhe do e paraqesin si infarkt. Sipas saj, në fillim nuk i ka besuar, por tani dolën se kanë qenl të sakta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion