U dëmtua nga një makineri në vendin e punës, humb jetën 50-vjeçari në Durrës

Aktualitet

U dëmtua nga një makineri në vendin e punës, humb jetën

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e sotme në Durrës pasi është lënduar aksidentalisht në punë.

Shtetasi D.N., ishte duke punuar në ambientet e një firme ndërtimi për përpunimin e duraluminit, ku dyshohet se është dëmtuar nga një makineri. Për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion