Aksioni i SPAK-ut në Elbasan, kush është zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit me masën arrest me burg

Aktualitet

Aksioni i SPAK-ut në Elbasan, kush është zyrtari i lartë i

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar doli me një njoftim zyrtar ditën e sotme për operacionin e zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Siç ishte përfolur në media, aksioni i SPAK ishte i gjerë dhe vijon ende për ekzekutimin e 21 masave të sigurisë.

Ndër të tjera, në njoftim përmendej se ishte dhënë masë “arrest me burg” për një ish gjyqtar dhe një zyë,rtar të lartë të Policisë së Shtetit. Burime të besueshme bëjnë me dije se sa i përket zyrtarit të lartë të policis bëhet fjalë për Dedan Gjonin.

Ish shefi i krimeve të Komisariatit Numër 6 është njohur me masën e dytë nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa vijon të vuajë dënimin e dhënë prej 4 vitesh e 8 muaj nga GJKKO-ja në një burg të sigurisë së lartë. Ai akuzohej dhe u arrit të provohej se ishte pjesë e një organizate kriminale ku siguronte kushtet për kryerjen e veprave kriminale për shkak të detyrës si shef krimesh në komisariatin numër 6.


Tanimë, Gjoni është sërish subjekt i Prokurorisë së Posaçme ndërsa do të pritet njoftimi i detajuar nga ana e SPAK për të mësuar edhe akuzën e dytë për ish zyrtarin e lartë të policisë.  

ME TE LEXUARAT