LAJM I FUNDIT/ Arrestohet me urdhër të SPAK, Ilir Meta

Politikë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet me urdhër të SPAK, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Siç raportojnë mediat me burime pranë organit të akuzës, Ilir Metës i janë hedhur prangat mëngjesin e kësaj të hëne, datë 21 Tetor.

Ish-presidenti i vendit është akuzuar publikisht dhe ka qenë nën hetim nga SPAK për disa akuza, që lidhen me financime të paligjshme jashtë vendit, dosjen CEZ-DIA dhe të tjera çështje. Madje, Ilir Meta është paraqitur në SPAK përgjatë viteve më shumë se dy herë.

Urdhër-arresti për kryetarin e Partisë së Lirisë dhe një ndër aktorët e rëndësishëm opozitarë të vendit, mban firmën e kryeprokurorit Altin Dumani dhe dy kolegëve të tij, prokurorëve të posaçëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion