Pas arrestimit, Ergys Agasit i sekuestrohet mjeti luksoz, e kishte fshehur në një vilë

Aktualitet

 Pas arrestimit, Ergys Agasit i sekuestrohet mjeti luksoz, e kishte fshehur

Pas arrestimit të Ergys Agasit ditën e djeshme në Durrës, hetimet e SPAK duket se janë shtrirë edhe te pasuritë dhe automjetet e biznesmenit të shpallur në kërkim prej dhjetorit 2025.

Mësohet se SPAK i  ka sekuestruar edhe një automjet luksoz, i cili ishte i parkuar në garazhin e një vile.

Agasi u arrestua dje (26 gusht), ndërsa ishte shpallur në kërkim nga SPAK në dhjetor 2025.

Sipas SPAK, ai dyshohet për një sërë veprash penale në kuadër të hetimit për procedurat e prokurimit të AKSHI-t, përfshirë konkurrencën e paligjshme përmes dhunës, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë në tendera dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion