U akuzua për trafikim të të miturve e pornografi, shpallet i pafajshëm Dervish Hasi, mjeku kirurg i QSUT që kishte 4 gra

Aktualitet

U akuzua për trafikim të të miturve e pornografi, shpallet i

Ka lënë qelinë mjeku Dervish Hasi, i cili ra në pranga më 18 janar të këtij viti pasi dyshohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.

Avokati i Hasit ka bërë me dije për RTSH se klienti i tik ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, është shpallur i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë",  ka deklaruar për RTSH-në Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.

Mjeku kirurg ra në pranga dhe menjëherë pas ngjarjes u pezullua nga detyra në QSUT.

42 vjeçari njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera, ndërkohë, të 16 vjecaren para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion