Me këngë e valle shqiptare, turistet afrikane ‘e djegin’ për Ditën e Pavarësisë në Tiranë

Aktualitet

Me këngë e valle shqiptare, turistet afrikane ‘e djegin’

Dy turiste afrikane janë parë duke festuar me këngë e valle shqiptare për Ditën e Pavarësisë.

Nga video e siguruar nga A2 CNN, shihet se ato po festojnë mes qytetarëve të tjerë në Sheshin Skënderbej.

Kujtojmë se në Tiranë po mbahet ditën e sotme edhe Parada e Shqiptarëve, në të cilin marrin pjesë mijëra bashkëkombas nga të gjitha trevat.

Më herët në Vlorë u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së Flamurit, në të cilën morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se si sot, 112 vite më parë, plaku i mençur Ismail Qemali, së bashku me atdhetarë të tjerë, ngritën flamurin e Pavarësisë nga pushtuesit osman në Vlorë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion