Tymi i zi dhe flakë! Përfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Vorë

Aktualitet

Tymi i zi dhe flakë! Përfshihet nga zjarri një qendër

Një qendër tregtare në Vorë është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Zjarri raportohet se po përhapet me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, si edhe e ndikuar nga materialet që gjenden brenda në godinë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Burime bëjnë me dije se në momentin kur ra zjarri në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në katin e dytë të qendrës tregtare, duke u përhapur më pas në të gjithë godinën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion