Ngrica në rrugë! Rikthehet bora në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në...

Aktualitet

Ngrica në rrugë! Rikthehet bora në Korçë, ARRSH apel

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në orët e para të mëngjesit filluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës!

Përmes një njoftimi publik, ARRSH thekson se në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borëpastrueset ndodhen në terren po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës në mënyrë që qarkullimi kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, njofton ARRSH.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion