Tym dhe pluhur, momenti kur godina 7-katëshe shembet dhe zë poshtë njerëzit

Aktualitet

Tym dhe pluhur, momenti kur godina 7-katëshe shembet dhe zë

Tym dhe pluhur, momenti kur godina 7-katëshe shembet dhe zë poshtë njerëzit në Malatya

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e tmerrit kur një bllok apartamentesh 7-katëshe në lagjen “Yetiş” në Malatya u shkatërrua plotësisht nga tërmetet në Kahramanmaraş, duke zënë poshtë edhe disa persona, të cilët po dilnin me vrap në rrugë për t’i shpëtuar vdekjes.

Nga shembja e kësaj godine humbën jetën 13 persona, ndërsa një fëmijë u arrit të shpëtohej pas 87 orësh nën rrënoja.

Momentet e prishjes së banesës Yetiş, e cila përbëhet nga 16 banesa në rrugën “Zapçıoğlu” në Çukurdere Mahallesi, u pasqyruan në kamerat e sigurisë, teksa shihet se pas rënies, në rrugë krijohet një re e madhe pluhuri dhe tymi.

Godina, e cila është ndërtuar në vitin 1995, arriti t’i bëjë ballë lëkundjes së parë pak pas orës 04:00 me orën lokale, por fatkeqësisht jo lëkundjes së mesditës, duke i marrë jetën personave që ishin futur në banesat e tyre për të marrë sendet personale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion