Fjalori greqisht – shqip i vitit 1809

Aktualitet

Fjalori greqisht – shqip i vitit 1809

Gjuha shqipe dokumentohet qysh në shekullin XV, pra periudhën e Skënderbeut, kur prifti dhe miku i tij Pal Engjëlli shkruan formulën e pagëzimit. Në dukje një formulë e thjeshtë, veç në një fjali me dy rreshta, ajo do të kthehet në bazën e studimit të historisë së gjuhësisë shqiptare.

Ndërkohë që shekulli XIX kishte ardhur bashkë me ndryshime të shumtë, kishte kohë qysh kur shqiptparët qenë vendosur në ishujt e Greqisë së sotshme, fillimisht me rolin ushtarak. Ata kishin krijuar regjinimentin shqiptar “Gjuajtësit e Orientit”, dhe me shumë mundësi, kjo ka qenë një shtysë në krijimin e gjenezës së zgjimit kombëtar.

Vitet kur “Gjuajtësit e Orientit” ishin më aktiv se kurrë, si për çudi përkojnë me një prirje të veçantë për kultivimin e gjuhës shqipe në shkollat e shqiptarëve të Korfuzit. Sipas studimeve, kjo prirje u frymëzua nga fama e revolucionit Francez dhe ndikimi i tij në gjithë fushat e artit e kulturës.

Kjo periudhë la disa fjalorë e punime të thjeshtë shkencore e filologjike, prej të cilave besoj se vlejnë të përmenden ata të Kundoriotit, A.Vretos,G.Rucadhit dhe mbi të gjitha fjalorin e mirënjohur Greqisht-Shqip të Marko Boçarit.

Fjalori i Marko Boçarit përbëhet nga 111 faqe dhe përmban 1494 fjalë shqip dhe 1701 fjalë greke. Akoma edhe sot ruhet origjinali i tij, ku sipas të dhënave bibliografike është në Bibliotekën Kombëtare të Parisit si dhuratë që konsulli Pouqevill i bëri popullit të tij.

Ky qe fjalori që i erdhi në ndihmë edhe vetë konsullit për të hartuar një tjetër fjalor, edhe ai mjaft i njohur: Fjalorin grëngjisht – shqip i cili përmban 440 fjalë. Edhe ky, njëlloj si ai i Boçarit gjendet në Paris.

Me sa duket, dëshmitë më të qarta të identitetit tonë nuk janë “këtu me ne”, prandaj, mos ndoshta Ministria e Kulturës duhet të fillojë një projekt për t’ia rrikthyer ato dëshmi “zotërve të saj të vërtetë”?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion