Turistët e huaj dynden drejt Vlorës, larmshmëri çmimesh, shpenzimet nisin nga 10 deri në 250 euro

Shqipëria është një vend që tërheq shumë pushues të huaj. Nga Vlora në Ksamil, vizitorët e jugut të vendit kanë një larmishmëri zgjedhjesh dhe çmimesh, si për hotelet ashtu dhe per shërbimet e tjera dhe kulinarinë. Pra, mund të zgjedhesh nga hostel deri te suitat luksoze në resorte pranë bregdetit.
Vlora gjithashtu ofron edhe paketa të tjera turistike ditore, që e njohin pushuesin jo vetëm me bregdetin, por edhe me historinë, trashëgiminë kulturore dhe natyrën nga bredgdeti deri në malet e larta.
Ajo që mbetet për t’u parë është se sa konkurruese janë këto çmime dhe oferta me vendet e tjera të rajonit, të cilat mesa duket edhe këtë verë ku pandemia së bashku me rregullat janë prezente, sërish po tërheqin pushues nga Shqipëria./a2cnn


