Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë/ Bllokohet rruga, përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve

Aktualitet

Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë/ Bllokohet rruga,

Opozita po zhvillon protestën e radhës para Bashkisë Tiranë këtë të premte. Protestuesit kanë bllokuar rrugën para bashkisë, pasi Policia nuk ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për zhvillimin e tubimit të tyre.

Si pasojë, mbështetësit e opozitës janë përplasur me drejtuesit e makinave, të cilët donin të kalonin rrugën.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe e zyrtarëve të PD për të qetësuar situatën.

Protestuesit kërkojnë prej javësh dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion