I mbijetoi sulmit të Hamasit, kush është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion?

Bota

I mbijetoi sulmit të Hamasit, kush është 24-vjeçarja

Një e mbijetuar e sulmit të Hamasit të 7 tetorit është zgjedhur për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion.

Yuval Raphael ishte në festivalin muzikor Nova, kur Hamasi udhëhoqi një sulm ndërkufitar nga Gaza në Izraelin jugor, ku qindra u vranë dhe shumë u morën peng.

Këngëtarja, në dëshminë e saj pas sulmit tha se për orë të tëra ishte fshehur nën trupat e pajetë.

24-vjeçarja doli e para në konkursin e këngës Rising Star. Ajo fitoi me performancën e ABBA’s Dancing Queen të cilën ia kushtoi viktimave të sulmit të kryer nga Hamasi.


Pas fitores, ajo tha: “Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa e emocionuar jam. Faleminderit që më dhatë këtë nder të madh dhe që më besuat të përfaqësoj vendin tim në skenën e madhe të Eurovizionit në Zvicër”.

Kujtojmë se që nga sulmi i vitit 2023, ku vdiqën mbi 1,200 njerëz, Izraeli ka vrarë mbi 45,000 njerëz në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.  Rreth 90% e popullsisë së enklavës prej 2.3 milionë banorësh thuhet se janë zhvendosur.


Së fundmi u ra dakord për një armëpushim për konfliktin në Gaza dhe tashmë ka nisur kthimi i pengjeve dhe lirimi i të burgosurve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion