Trupi i pajetë i 24-vjeçares palestineze ende në morg, askush nga familja nuk paraqitet ta tërheqë

Aktualitet

Trupi i pajetë i 24-vjeçares palestineze ende në morg, askush

Trupi i pajetë i 24-vjecares nga Palestina, Rayyan Alwan që u vra nga babai i saj vijon të qëndrojë në morg. Askush prej familjarëve të saj nuk është interesuar në Policinë e Shtetit për tërheqjen e kufomës dhe kryerjen e ceremonisë mortore.


Policia e Shtetit po vijon kontaktet me homologët gjermanë, ku informacione po kërkohen mbi autorin e dyshuar Fadi Awlan.

Besohet se autori nuk ka shkelur në tokën gjermane, pasi itinerari i tij i lëvizjes tregon destinacion final Libanin.

Sa i takon shkakut, policia ka ngritur dyshime vetëm në letër-porositë e mbërritura nga homologët, ku tregohet një konflikt i babait me vajzën. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar disa herë ka qenë i denoncuar në polici për dhunë në familje.

Policia shqiptare thotë se krimi i rëndë mendohet të ketë ndodhur në 22 shkurt pasi në atë datë Fadi Awlan është fiksuar nga kamerat duke dalë nga banesa e marrë me qira për të shkuar në aeroport.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion