Vrasja e 57-vjecarit Pjeter Kaza në Lezhë, policia heton për hakmarrje, i ekzekutuan vëllain në Belgjikë

Aktualitet

Vrasja e 57-vjecarit Pjeter Kaza në Lezhë, policia heton për

Policia po heton hakmarrjen si nje ga pistat e mundshme per vrasjen e 57-vjecarit Pjeter Kaza i cili u ekzekutua ne Lezhe gjate nates teksa kthehej ne banesen e tij.

Nje nga dosjet e rihapura nga policia lokale per hetimin e ngjarjes eshte ajo e ngjarjes se dates 7 Janar të vitit 1994, ku qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza.

Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Vrasja e 57-vjecarit Pjeter Kaza në Lezhë, policia heton për

Në vitin 1997, Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Pista kryesore mbetet hakmarrja, parë mësohet se Kazës i kishin vrarë edhe vëllanë në Belgjikë.

Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës që u vra sot, është ekzekutuar vitin e kaluar (28 prill) në Belgjikë.

44-vjeçari u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, teksa vdiq pas një jave në spital (6 maj).

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin.

Augustin Kaza, ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, raportonte media De Standaard. Madje u publikuan edhe pamje nga atentati.

Familja Kaza janë me origjinë nga Oroshi i Mirditës.

Agustin Kaza dyshohet se u vra për gjakmarrje. 44-vjeçari është edhe vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Gjini, në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain shef krimesh në vitin 1994.

Tronditet Lezha, 57-vjecari Pjeter Kaza vritet natën në makinë para banesës

Vrasja e 57-vjecarit Pjeter Kaza në Lezhë, policia heton për

Pjeter Kaza, 57 vjec eshte vrare me arme zjarri ne Lezhe mbremjen e djeshme.

Lajmi eshte bere i ditur nga policia lokale.

Sipas policise, 57 vjecari eshte vrare ne automjetin e tij teksa po kthehej ne shtepi.

Policia dyshon se vrasja ka ndodhur ne kohenq e Pjeter Kaza, po parkonte automjetin para baneses se tij ndersa trupi i pa jete eshte gjetur nga familjaret ne zonen e Tales.

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion