Tronditet Kamza/ Raportohen të shtëna me armë, policia mbërrin menjëherë në vendngjarje

Aktualitet

Tronditet Kamza/ Raportohen të shtëna me armë, policia

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Kamzës.

Sipas informacioneve paraprake, gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se një i ri 18-vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pa qenë i përfshirë në ndonjë konflikt me persona të tjerë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar motivet e ngjarjes dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.

ME TE LEXUARAT