Shuhet “Iljazi i Shamikuqes”; aktori turk që fitoi zemrat e publikut shqiptar në vitet ’80

Showbiz

Shuhet “Iljazi i Shamikuqes”; aktori turk që fitoi zemrat e

Kadir İnanır, një nga ikonat më të njohura të kinemasë turke dhe figurë emblematike e periudhës së Yeşilçam, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Aktori veteran ndërroi jetë në spitalin ku po trajtohej për pneumoni. Ai ishte shtruar më 14 maj pas problemeve shëndetësore, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua në ditët në vijim, duke bërë që të intubohej pas qëndrimit në terapi intensive.

Vdekja e tij vjen vetëm pak ditë pasi humbi edhe motrën, Altun Arıca, e cila ndërroi jetë më 23 qershor.

Familjarët dhe autoritetet kanë njoftuar se homazhet për aktorin do të mbahen në Qendra Kulturore Atatürk në Stamboll. Më pas do të zhvillohet ceremonia fetare në Xhaminë Barbaros Hayrettin Paşa, ndërsa aktori do të prehet në Varrezat Ulus.

Kadir İnanır konsiderohej një nga emrat më të rëndësishëm të kinemasë turke, me një karrierë të gjatë dhe dhjetëra role që e kthyen në një nga figurat më të dashura për publikun.

Për publikun shqiptar, ai do të kujtohet veçanërisht për interpretimin e Iljazit në Selvi Boylum Al Yazmalım, i njohur në Shqipëri si “Shamikuqja”, një prej filmave më të dashur turq të transmetuar gjatë viteve ’80.

ME TE LEXUARAT