Tritol makinës së policit në Shkodër, shpërthimi në oborrin e banesës

Aktualitet

Tritol makinës së policit në Shkodër, shpërthimi

Nje sasi tritoli i eshte vendosur makinës së nje efektivi te policise në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e shtetasit me inicialet K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës.

Mësohet se tritoli ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion