Një i plagosur rëndë në Tiranë-Durrës, betonierja bën manovra dhe përplas disa makina

Aktualitet

Një i plagosur rëndë në Tiranë-Durrës, betonierja

Një aksident me perfshirjen e disa mjeteve ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën Tiranë – Durrës.

Një betonjere e cila bënte manovra të pakontrolluara në rrugë ka përplasur disa makina.

Aksidenti ka  dëmtuar një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit nga mjeti i rëndë.

Shoferi i betonieres është ndaluar nga policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion