Tri ditë afat për t’u regjistruar, aplikimet për në universitete, thirrja e fundit për maturantët

Aktualitet

Tri ditë afat për t’u regjistruar, aplikimet për në

Maturantët e rinj e të vjetër që nuk kanë arritur dot të plotësojnë formularin A1/A1Z, pa të cilin nuk kapërcejnë dot në hapin e dytë, aplikimin në universitete, kanë edhe një shans në fundit.

Duke nisur nga nesër, për tri ditë me radhë, deri në 9 korrik, ata mund të bëhen pjesë e garës duke plotësuar formularin.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte ajo që njoftoi rihapjen e portalit të maturës, pas interesit të shumë të rinjve që për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë arritur dot të aplikojnë në afatet e paracaktuara.

“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri në 9 korrik 2021”.

Ky formular, përveçse u hap rrugë aplikimeve në universitete si domosdoshmëri për të vijuar rrugën, përmbledh të gjitha të dhënat e kandidatit, ato personale dhe të tjera që lidhen me shkollën dhe provimet.

Aplikimi bëhet në rrugë elektronike, në mjediset e gjimnazeve ku kandidatët për në universitete kanë përfunduar shkollën e mesme me ndihmën e një mësuesi që luan rolin e mbikëqyrësit, për të cilin në fund edhe firmos duke mbajtur përgjegjësi për hedhjen e të dhënave.

Vetëm pas këtij hapi, të rinjtë janë të lirë të plotësojnë formularin A2 të aplikimit në universitete, i cili do të realizohet nga 29 korriku deri në 3 gusht.

Por më parë duhet të kenë paguar një tarifë që prej vitesh mbetet e pandryshuar, në vlerën e 2 mijë lekëve të reja. Ankthi i maturantëve për degën e fituar merr fund në ditën e fundit të muajit gusht.

Gjithnjë, në rast se fakultetet nuk zgjedhin t’i publikojnë fituesit më herët, siç edhe ka ndodhur shpesh. Pavarësisht përpjekjeve për të ndryshuar fazat e aplikimeve, edhe sivjet skema e aplikimit dhe regjistrimit në universitetet publike e private mbetet e njëjtë.

Tri raunde me nga përkatësisht shtatë, pesë dhe tri faza regjistrimi 48-orëshe. I vetmi “ngushtim” që iu është bërë universiteteve lidhet me përshtatjen e kuotave brenda programeve të të njëjtit fakultet, e cila nuk do të bëhet më në përfundim të të gjitha raundeve, por pas të parit dhe të dytit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion