Parcela me kanabis në Tropojë, procedohen 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë

Aktualitet

Parcela me kanabis në Tropojë, procedohen 2 kryepleq fshatrash dhe 2

Në kuadër të kontrolleve nga ana e policisë për evidentimin e parcelave me kanabis, janë proceduar penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë.

NJOFTIMI I POLICISË


Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim. Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë, B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion