Pasi kaloi Covid-19, Almeda këshillon të gjithë gratë shtatëzanë që janë të infektuar nga ky virus

Showbiz

Pasi kaloi Covid-19, Almeda këshillon të gjithë gratë

Almeda Abazi e cila është në muajt e shtatëzanisë, para ca ditësh kaloi me siklet Covid-19, që përshkak të gjendjes së saj, u detyrua që të shtrohet në spital. Ajo sot është më mirë dhe po këshillon femrat shtatëzënë që infektohen me Covid-19.

 

Ajo u pyet nga një ndjekës për një këshillë dhe ish-missi nuk ngurroi të flasë. “Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmojë.

Pasi kaloi Covid-19, Almeda këshillon të gjithë gratë

E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë mund, pasi nuk mund të marrim mjekim.

Pasi kaloi Covid-19, Almeda këshillon të gjithë gratë

 Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është të mbani lart moralin. Vlen për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, ka rrëfyer ajo.

ME TE LEXUARAT