Tre shtetasit italianë nuk shkojnë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit, tensionohet Vokshi: Do të njoftojmë policinë

Aktualitet

Tre shtetasit italianë nuk shkojnë në Komisionin Hetimor të

Tre shtetasit italianë nuk do të jenë prezentë në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Sterilizmit dhe Check Up-it.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi: Tre shtetasit italianë refuzuan të ishin prezentë në mbledhjen e komisionit dy herët e tjera, kjo është hera e tretë. Për shkak të angazhimeve të tyre në Itali dhe jashtë Shqipërisë dhe kohës së shkurtër të njoftimit e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë, sipas tyre.

Secili prej tyre është jo vetëm aksioner i kompanisë së koncesionit të sterilizimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy prej tyre kanë marrë miliona lekë me konsulencë private të marrë nga koncesionet, kanë kompani nënkontraktuese, i marrin taksat e shqiptarëve nga të gjitha xhepat, e konsiderojmë të domosdoshme prezencën e tyre në komision. Do vijojmë procedurën ligjore që parashikon thirrjen e qytetarëve duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision.

Lista e personave që do të pyeten sot janë:

Ora 9.30 Ilir Rrapaj
Ora 14.00 Anila Denaj
Ora 16.00 Altin Fani
Ora 18.00 Umbro Staccini
Ora 19.00 Elisabetta Anzanello
Ora 20.00 Giorgio Tardioli.

ME TE LEXUARAT