Rinis vetting-u në polici, këtë herë do kalojnë në “sitë” punonjësit e SHÇBA-së

Aktualitet

Rinis vetting-u në polici, këtë herë do kalojnë në

Vettingu në polici do rinisë pas disa muajsh pushim, ndërsa mësohet se prioritet tashmë do jenë punonjësit e SHÇBA-së. Sipas informacioneve, fillimisht do nisë këtë betejë me drejtësinë Albion Sinani, Specialist në Drejtorinë e Trajtimit të Ankesave, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ishte parashikuar që vettingu nga SHÇBA të niste pasi të përfundonte vettingu i drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, por ky proces ka ecur me ritme shumë të ngadalta. Në një vit në filtrat e vettingut në Policinë e Shtetit në total janë futur 36 drejtues të gradave më të larta, nga të cilët 27 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, katër janë përjashtuar dhe 5 janë dorëhequr vullnetarisht nga detyra.

Vettingu në Policinë e Shtetit u pezullua deri në bërjen e një ligji të ti, për të cilën Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të bëhet brenda 6 muajsh. Ajo pranoi kërkesën e Komitetit të Helsinkit, duke shpallur testin e poligrafit të papajtueshëm për Vettingun në Policinë e Shtetit duke çuar edhe në pezullimin e Vettingut për drejtuesit e lartë të Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion