Tragjike tek "Shkëmbi i Kavajës" në Durrës, po lahej në det, mbytet pushuesi kosovar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:40 në plazhin e Durrësit, tek "Shkëmbi i Kavajës", ku një pushues është mbytur.
Sipas policisë, behet fjalë për shtetasin kosovar S.O, 80 vjeçar, i cili ka humbur jetën duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te "Shkëmbi Kavajës", është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


