“Kemi hyrë në një stinë të nxehtë gjuetie”, Patozi “këshillon” Bashën: Bëj kujdes kur…

Politikë

“Kemi hyrë në një stinë të nxehtë

Astrit Patozi ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, teksa ironizoi Ramën duke vënë në dukje se pas 8 vjetësh pranoi se drejton një qeveri të zhytur në korrupsion.

Në një postim në “Facebook”, ish-kreu i Bindjes Demokratike theksoi se kemi hyrë në një stinë të nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në “ujërat e kujt do të zërë rrjeta.”

“QELBEN TË GJITHË DHE NJËSOJ NGA KOKA

Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut. Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës. Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion