DASH vlerësoi Altin Dumanin, Ambasada e SHBA-së: Kampionët e Antikorrupsionit po sjellin një botë më të drejtë për qytetarët

Aktualitet

DASH vlerësoi Altin Dumanin, Ambasada e SHBA-së: Kampionët e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me shpalljen e 10 kampionëve të luftës anti-korrupsion, ku mes tyre ishte dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Përmes një reagimi zyrtar ambasada e SHBA-së shkruan se me punën e tyre 10 kamionët në të gjithë botën, po sjellin një botë më të drejtë për qytetarët.

Ndër të tjera ambasada thekson se janë të nderuar që të punojnë përkrah këtyre kamionëve që janë të zotuar për të mposhtur korrupsionit.

“Ne jemi të nderuar të punojmë përkrah kampionëve si këta për të mposhtur korrupsionin. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët për të përmbushur vizionin e UNCAC dhe kornizave të tjera ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe qeverisjes së mirë”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dekoroi 10 prokurorë si “kampion i antikorrupsionit”. Mes emrave, Blinden përmendi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Kjo ceremoni u bë nga administrata e Biden në Departamentin Amerikan të Shtetit, ndërsa çmimi u dorëzua nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion