Tragjike në Elbasan, Covid-i i merr jetën biznesmenit dhe babait të tij
Lajmifundit
/
31 March 2021, 18:26
Aktualitet

Babë e bir nga Elbasani brenda pesë ditëve kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Viktimat janë Bajram dhe Skënder Semilmaj 83 dhe 53 vjeç.
Skënder Semilmaj ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit.
5 ditë më parë ndërroi jetë 83-vjeçari, ndërsa sot i biri në moshën 53-vjeçare, të dy ishin prekur nga covid 19 dhe nuk mundën dot t’ja dalin për të mposhtur sëmundjen. Sot u shënuan 8 viktima dhe 434 raste të reja me koronavirus.


