Dy të mitur përfunduan në spital, policia për sherrin në Tiranë: U konfliktuan katër 13-vjeçarë

Blutë e kryeqytetit kanë dhënë informacione rreth sherrit të ndodhur sot në Tiranë, ku disa të mitur u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin.
Sipas policisë, sherri ka ndodhur mees katër 13-vjeçarëve, ndërsa 2 prej tyre janë dërguar në spital pas lëndimit me mjete të mprehta.
Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes


