Tragjike në aeroportin e Vlorës! Punëtori 60-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit, e përplasi fadroma!

Aktualitet

Tragjike në aeroportin e Vlorës! Punëtori 60-vjeçar vdes

Një punëtor ndërroi jetë mbrëmjen e 17 janarit në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës. Ngjarja u shënua rreth orës 21:20 të 17 janarit.

Viktima, Nusret Xhoka 60 vjeç nga Dibra u përplas nga një fadromë që drejtohej nga  63 vjeçari, nga Prishtina, Rrahman Sllamniku. Të dy ishin punësuar pranë kompanisë “2A Group”.

Policia e Vlorës tha se ka arrestuar 63 vjeçarin, pasi dyshohet se duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler, informoi sot policia.

Burimet thanë se fadroma ka përplasur shoferin, Nusret Xhoka, i cili sapo kishte zbritur nga mjeti i tonazhit të rëndë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

 Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë në punë, në kantierin më të madh të ndërtimit në vend.

Në aeroportin e Vlorës punohet me tre turne me qëllim që punimet të përfundojnë brenda afatit. 

Njoftimi i policise se Vlores
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rrahman Sllamniku, 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën'

ME TE LEXUARAT