Aksident në Vlorë/ Fadroma përplaset me kamionin, humbet jetën shoferi 60-vjeçar
Lajmifundit
/
18 Janar 2025, 09:39
Aktualitet

Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasje me një fadrome.
Viktima, një burrë 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës së tij, dhe nga dëmtimet e marra, ai ka ndërruar jetë. Shoferi që drejtonte fadromen është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.
“11 maji”, rrezik që emigrantët të shantazhohen/ Gazetarja "ia plas në sy" zyrtares së PS: Dhe votimin do ta bëni në zyrat tuaja!?
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.


