Tragjedia në Durrës, nënkryetarja e Kuvendit mbërrin pranë familjeve të dy viktimave

Aktualitet

Tragjedia në Durrës, nënkryetarja e Kuvendit mbërrin

Ditën e sotme pritet të përcillen në banesën e fundit dy të miturit që humben jetën tragjikisht ditën e djeshme në Durrës për shkak të një aksidenti, ku Nikoll Radaçi humbi kontrollin e mjetit të tij dhe përplasi tre fëmijë në trotuar.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu ka mbërritur pranë familjeve, ndërsa ngushëllime pranë familjeve ka bërë dhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Lefter Koka.

Sipas raportimit në orët në vijim pritet edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

Fatmirësisht, sipas raportimeve të fundit, fëmija i plagosur ka arritur të kalojë rrezikun për jetën dhe do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion