Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit

Aktualitet

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, pezullohet drejtori i

Pas aksidentit shumë të rëndë të ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme administrative ndaj disa drejtuesve vendorë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka vendosur pezullimin nga detyra, deri në përfundim të hetimeve, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave, të:

-Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;

-Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;

-Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

Menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh nga Drejtoria e Policisë Rrugore, të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar në detaje shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor për të vlerësuar përgjegjësitë e mundshme të punonjësve të policisë në lidhje me këtë rast.
Aksidenti tragjik, i ndodhur më 3 maj, ku një automjet doli nga rruga duke përplasur tre fëmijë, ka shkaktuar reagim të gjerë publik dhe ka vënë në fokus çështjen e sigurisë rrugore dhe përgjegjësisë institucionale. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion