Tragjedia me 38 të vdekur në Kazakistan, ministri i Azerbajxhanit: Avioni është goditur me armë

Bota

Tragjedia me 38 të vdekur në Kazakistan, ministri i Azerbajxhanit:

Një ministër i Azerbajxhanit thotë se avioni i pasagjerëve që u rrëzua pak ditë më parë u godit nga një armë, duke përjashtuar tezën që mund të ketë pësuar defekt.

Përplasja e avionit ‘Azerbajxhani Airlines ‘vrau 38 persona dhe la të plagosur të 29 të mbijetuarit.

Rashad Nabiyev, ministër i zhvillimit dixhital dhe transportit, tha për mediat lokale se “konkluzionet paraprake nga ekspertët” dhe dëshmitë e dëshmitarëve treguan se avioni ishte goditur nga jashtë.

“Lloji i armës së përdorur në goditje do të përcaktohet gjatë hetimit,” shtoi Nabiyev.

NBC Neës shkruan se dy ushtarakë amerikanë pretendojnë se Rusia mund ta ketë identifikuar gabim avionin dhe e ka rrëzuar atë.

Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar kundër çdo spekulimi se çfarë e shkaktoi rrëzimin, por autoriteti i aviacionit të vendit ka thënë se situata në hapësirën ajrore të Rusisë ishte “shumë e ndërlikuar” kur avioni u devijua në Kazakistan.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion