Tragjedi në Itali, 37-vjeçari shqiptar përplaset nga treni, ndërron jetë

Aktualitet

Tragjedi në Itali, 37-vjeçari shqiptar përplaset nga treni,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, 10 mars në Milano. Sipas mediave italiane, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur nga treni.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht 37-vjeçari shqiptar humbi jetën.

Sipas policisë, burri po ecte përgjatë argjinaturës hekurudhore dhe iu afrua një treni në lëvizje.

Policia italiane po heton për të përcaktuar shkaqet  e tragjedisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion