Tragjedi në Durrës, mbytet në det pushuesi 43-vjeçar
Lajmifundit
/
13 July 2021, 14:02
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një 43-vjeçar është mbytur duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 13 dhe mësohet se viktima është një turist serb.
“Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb M. S., 43 vjeç, (pushues).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


