Mbyllet hetimi për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, prova që "fundosi" autorët
Lajmifundit
/
13 July 2021, 13:58
Aktualitet

Ditën e sotme, SPAK ka përfunduar hetimet për vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko, baba i dy fëmijëve.
SPAK bën të ditur se motivi i vrasjes së Malkos është përplasja e bandave për lojërat e fatit.
Mësohet se janë një mori provash, kryesisht dëshmia e Blendi Tetës në lidhje me ngjarjen që fundosën autorët e vrasjes së Malkos.
Hetuesit thone se janë marrë profile ADN, që janë krahasuar me prindërit e të dyshuarve.
Janë marrë kampionet nga prindërit, ku kanë rezultuar katërcipërisht të përputhshme”.


