Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim shqiptarët

Policia ka shpallur në kërkim dy persona pasi akuzohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura.
U shpallën në kërkim:
-G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;
-S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, “Benz GLC” dhe “Lynk&Co” prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 110 000 euro.


