"Bjeri ore bjeri..."/ Grabitet argjendaria në Spanjë, banorët filmojnë ngjarjen! Autorët flasin shqip... (VIDEO)

Një grup shqiptarësh ka tentuar të kryejnë një grabitje në një dyqan argjendarie në Fuente el Saz, një zonë periferike e Madridit, mbrëmjen e së shtunës.
Sipas dëshmive të banorëve, të cilët kanë regjistruar ngjarjen me telefona celularë, ata goditën qepenin e dyqanit me çekiç dhe përdorën një automjet për ta lëvizur nga vendi.
Duke komunikuar ndërmjet tyre në gjuhën shqipe, ata u përballën me një reagim të shpejtë nga banorët e zonës, të cilët hodhën sende të forta për t’i larguar.
Si përgjigje, grupi i grabitësve hodhi gurë në drejtim të tyre. Pas disa minutash tensioni, ata u larguan nga vendi i ngjarjes, pasi vërejtën praninë e një automjeti policie që ishte afruar në vend.


