Trafik masiv në Morinë, 10 mijë kosovarë dynden drejt bregdetit shqiptar

Mëngjesin e sotëm, mijëra automjete e qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri, duke shkaktuar një trafik masiv. Vetëm në orët e para të kësaj të shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës, më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.
Fluks të lartë mjetesh dhe qytetarësh ka pasur dhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sezoni sipas policisë kufitare të Morinës është numri i lartë i qytetarëve serb të cilët kanë pushuar në bregdetin shqiptar.
Sipas të dhënave gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb, që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin e jugut.


