Kultivonin lëndë narkotike, arrestohet 20-vjeçari në Patos, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Fierit ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në lagjen “Grizë Lënginas” Patos, kanë evidentuar të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Kastriot Gropa, 20 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 36 vjeç, banues në Patos, pasi janë autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve cannabis sativa”, njofton policia.


