Trafik droge dhe armësh nga Amerika e Jugut, 22 në pranga në Itali, 7 prej tyre shqiptarë

Aktualitet

Trafik droge dhe armësh nga Amerika e Jugut, 22 në pranga në

Një mega operacioni i Antimafias Italiane ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm 22 persona, 7 prej tyre shqiptarë.
Ata akuzohen për trafikimin e 670 kg kokainë me vlerë rreth 25 milionë euro, trafik marijuane e hashash, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal mafioz, shkruan Rai News

Të arrestuarve i janë sekuestruar dy pistoleta tip Smith & Wesson, një bombë dore M75, një pistoletë e tipit Zastava model M56, dy armë të tjera zjarri të modelit Zastava, një kallashnikov AK-47, pistoleta gjysëm automatike Beretta cal. 9, një revolver Smith & Ëesson cal. 38SP, pistoleta Colt model 1911 calibër 45 ACP e Beretta model. 70 calibër 7,65.

Në operacion janë përfshirë komandat antimafia të Reggio Calabria, Como e Genova.

Hetimet kanë dokumentuar se të arrestuarit janë pjesë e një strukture kriminale operative prej vitit 2014 në Panama, Kolumbi, Venezuela e Itali.

Kokaina në sasi të mëdha transportohej me anije nga Amerika Latine me destinacion portin e Genovas.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion