TMERR në Korçë! Gruaja bie nga kati i tretë i pallatit, mbetet mes murit dhe kondicionerit

Aktualitet

TMERR në Korçë! Gruaja bie nga kati i tretë i pallatit,

Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte kthyer në tragjedi, ka ndodhur sot në Korçë.

Raportohet se një 85-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj, në një pallat në lagjen numër 18. Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion