“Prostitutat do të jenë perandoresha…”/ Kërkesa e papritur e deputetit: Të hapen bordellot

Bota

“Prostitutat do të jenë perandoresha…”/

Forca politike Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen, synon të paraqesë një projektligj që do të lejonte rihapjen e bordellove si “kooperativa”. Në deklaratat për median franceze, Jean-Philippe Tanguy, një deputet i partisë, njoftoi qëllimin.

“Prostitutat do të jenë perandoresha në mbretërinë e tyre. E vetmja zgjidhje është që prostitutat të jenë shefe të vetes, të jenë perandoresha në mbretërinë e tyre. Do të ishte një lloj kooperative, një institucion, i drejtuar dhe në pronësi të tyre”, tha ai për radion RTL.

Prostitucioni u ndalua në Francë në vitin 1946. Prostitutat mund të ofrojnë shërbimet e tyre, por një ligj i vitit 2016 i promovuar nga Partia Socialiste vendos një gjobë prej 1,500 eurosh për klientët.

Tanguy i tha RTL se kriminalizimi i klientëve ka përkeqësuar jetën e përditshme të grave që punojnë në këtë industri ilegale. Deputeti propozon krijimin e hapësirave të vetë-menaxhuara të drejtuara nga punonjëset e seksit, në mënyrë që ato të mund të punojnë të sigurta.

Edhe pse deputeti pretendon se ka mbështetjen e Marine Le Pen, një tjetër zyrtar i Tubimit Kombëtar që kundërshton rregulloret, i tha RTL se çështja “as nuk është diskutuar”. Diskutime të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende të tjera të BE-së.

Në Itali, politikanët nga koalicioni qeverisës i Giorgia Melonit janë në favor të rihapjes së bordellove dhe rregullimit të prostitucionit, por deri më tani propozimet nuk janë zbatuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion