Tiranë, u përplas me murin e shtëpisë, dhu'noi me grushte pronaren dhe refuzoi testin e alkoolit, pranga 54-vjeçarit

Aktualitet

Tiranë, u përplas me murin e shtëpisë, dhu'noi me
Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se, me automjetin që drejtonte, ka përplasur murin rrethues të një banese dhe më pas ka dhunuar pronaren e saj.

Sipas Policisë, pas incidentit, 54-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Rrugore për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.

Për rastin është bërë arrestimi i tij, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/U arrestua një 54-vjeçar, pasi dyshohet se, me automjetin që drejtonte, ka goditur murin rrethues të një banese. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se ka dhunuar pronaren e banesës dhe nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Rrugore për kryerjen e testit të alkoolit“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion