Grabitje gjatë natës në Sarandë, vidhen para dhe bizhuteri floriri në një banesë

Aktualitet

Grabitje gjatë natës në Sarandë, vidhen para dhe bizhuteri
Një banesë në fshatin Shelegar të Sarandës është vjedhur gjatë natës.
Hajdutët dyshohet se kanë marrë një shumë parash dhe bizhuteri floriri.

Ngjarja është denoncuar pranë Policisë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vjedhjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“Sarandë/Gjatë natës, në banesën e një shtetasi në fshatin Shelegar, dyshohet se janë vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT