Tiranë, Policia bashkiake ia hedh në tokë frutat e perimet të moshuarës, qytetarët e ndihmojnë me para

Aktualitet

Tiranë, Policia bashkiake ia hedh në tokë frutat e perimet

Policia Bashkiake e Tiranes ia ka hedhur ne toke diten e sotme nje gruaje te moshuar pak kilograme perime dhe fruta te cilat ishte duke i shitur ne menyre ambulante ne Tirane.

Tiranë, Policia bashkiake ia hedh në tokë frutat e perimet

Videoja qe eshte publikuar ne rrjetet sociale ka sjelle reagime te forta.

Tiranë, Policia bashkiake ia hedh në tokë frutat e perimet

Nderkohe shume qytetare qe jane ndodhur ne vendin e ngjarjes, raportohet se kane kompensuar gruan e moshuar me sasi te vogla parash aqsa u jane gjendur, pas sjelljes se policise bashkiake.

Gazetari Osman Stafa shkruan: Sot...
Është buka e gojës o të mjerë të veshur me uniformën e pushtetit. Është djersa e ballit, është mundi i një nëne që pensioni si del as për të blerë ilaçe, as për të mbyllur muajin.

Është mundi i një nëne e cila çohet që pa lindur dielli, vjen prej fshati, për të fituar ca të ardhura. Po a keni ndërgjegje? A keni zemër? A keni moral? Çfarë pune prish një shitëse ambulante, një nënë, e cila shet në mes të vapës, për të fituar ca lekë? Cili është krimi i saj? Cili është faji i saj?
Mbetem pa fjalë ????

p.s Disa njerëz të pranishëm i kanë dhënë nënës nga 200 lekë, për ta ndihmuar. Të paktën njerëzorja tek njerëzit , qytetarët nuk ka "vdekur".
Tiranë, 13 korrik 2021 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion